
FBI zbulon vrasësin e Aleks Nikës
Ekspertët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) kanë identifikuar pistoletën që ka vrarë demonstruesin nga Lezha më 21 Janar 2011, babanë e dy fëmijëve Aleks Nika. Lajmi konfirmohet nga burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilëve, raporti i përpiluar nga ekspertët e FBI-së që tashmë ka mbërritur me valixhe diplomatike po përkthehet në zyrat e këtij institucioni. Sipas të dhënave paraprake,




